Kreu i "Transportit Ndërqytetës" me 1 kg kokainë në makinë, kush është Enea Sulejmani që u plagos nga policia

Aktualitet

Kreu i "Transportit Ndërqytetës" me 1 kg kokainë

Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejmani është kapur duke transportuar 1 kg kokainë me makinë.

Eno Sulejmani ishte bashkë me dy të rinj të tjerë në makinë dhe kishin në plan të shkëmbenin drogën mbrëmjen e 21 marsit në rrugën “Mihal Duri” në Tiranë, por plani nuk u shkoi ashtu siç duhej.

Antidroga e Tiranës ka ndërhyrë pas informacioneve se një makinë, tip "Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë, po transportonte drogë.

Shoferi i mjetit, Sulejmani, ka tentuar të shtypte me makinë tre agjentët e antidrogës, teksa ata u afruan për t'i arrestuar. Burime bëjnë me dije se në këtë moment njëri prej efektivëve ka qëlluar më kushtet e vetëmbrojtjes në mënyrë të pavullnetshme.

Vetëm një plumb ka qitur nga arma e tij e shërbimit dhe plumbi ka depërtuar në pjesën e dorezës së derës së anës së shoferit, duke e kapur Sulejmanin në kofshë. Ai është dërguar më pas në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në makinë ndodheshin edhe Shkëlqim Ostreni, 26 vjeç, dhe Igli Begaj, 21 vjeç. Kreu i Shoqatës së Transportit Ndërqytetës, Eno Sulejmani dhe dy pasagjerët janë arrestuar.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion