Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, lihet në burg Ilir Sefa

Aktualitet

Drogë me postë nga SHBA në Shqipëri, lihet në burg Ilir

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për lir Sefën, i cili u arrestua dy ditë më parë nga antidroga e Tiranës.

Vizion Plus mëson se avokati i të riut kërkoi sot në Gjykatë masë më të butë sigurie për klientin e tij.

27-vjeçari u arrestua teksa po merrte një pako me lëndë narkotike nga Shtetet e Bashkuara me postë.

Agjentët e antidrogës sekuestruan atë ditë 1 kg e 600 gramë kanabis sativa, që u trafikua përmes kutive postare. Gjatë operacionit të koduar ‘atlanta’ u shpall në kërkim edhe një 21-vjeçar.

ME TE LEXUARAT