Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, lëndohet një nga drejtuesit e mjeteve

Aktualitet

Aksident në aksin Fushë Krujë-Tiranë, lëndohet një

Një aksident ka ndodhur rreth orës 16.30 në rrugën nacionale Fushë Krujë-Tiranë, afër Tapizës.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë autovetura tip “Benz” me targa “aa 881 nn” i ka prerë rrugën një Audi me targa “aa 062 vp”.

Ndërkohë si pasojë e këtij aksidenti është plagosur njëri nga drejtuesit e mjetit i cili është dërguar drejt spitalit të Tiranës.


Sakaq policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur më shumë detaje rreth aksidentit.

ME TE LEXUARAT