5 ditë kërkime/ Devijohet lumi Fan, asnjë gjurmë nga 10-vjeçari që e mori rrjedha

Aktualitet

5 ditë kërkime/ Devijohet lumi Fan, asnjë gjurmë nga

Kanë hyrë në ditën e pestë kërkimet për trupin e 10-vjeçarit që e mori rrjedha e lumit Fan në Mirditë.

Pavarësisht kërkimeve që kanë vijuar, derimë tani nuk ka asnjë shenjë nga i mituri, që ra në lumë, teksa ishte duke ndjekur topin, teksa luante me shokët e tij.

RENEA dhe polumbarët kanë rinisur kërkimet në orën 08:00 të mëngjesit, ndihmuar dhe nga banorët e zonës.

Nga dje është bërë i mundur devijimi i lumit Fan, pranë një ure të shkatërruar ku dyshohej se mund të gjendej trupi i të miturit, por asnjë gjurmë prej 10 vjeçarit nuk u gjet.

Gjatë ditës së sotme do të kërkohet në dy drejtime, nga ura që u bë devijimi i lumit, deri në HEC-in që ndodhet disa kilometra më poshtë.

Mosgjetja e trupit ka shtuar dhimbjen e familjarëve, të cilët prej 6 ditësh kanë hapur dyert e mortit, edhe pse nuk kanë asnjë shenjë nga i mituri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion