Kongresi i PS, Veliaj: Promovojmë punët e se ardhmes

Politikë

Kongresi i PS, Veliaj: Promovojmë punët e se ardhmes

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili do të jetë i pranishëm në një prej 5 paneleve të hapura për publikun, gjatë Kongresit te Partisë Socialiste ka deklaruar se në hapësirën e dedikuar për rininë, inovacionin dhe fëmijët, ku ai së bashku me ministren Bora Muzhaqi, do të moderojnë panelin, temat që do diskutohen do të jenë kryesisht ato që prekin sfidat e të ardhmes, që kanë të bëjnë me transportin dhe strategjitë e reja të mjedisit. Në një intervistë për News24 Veliaj tha se PS promovon punët e se ardhmes.

“Duam të promovojmë ato risi që janë punët e të ardhmes, siç janë transporti elektrik, transporti me biçikleta, turizmi i aventurës, shumë iniciativa ekologjike që kemi për strategjitë tona të reja të mjedisit, për riciklimin. Duam shumë që ky të jetë realisht një panair qytetar. Kemi edhe disa politika që po i aplikojme për herë të parë. Siç e dini, në 30 vite ne kurrë nuk kemi bërë subvencionim të transportit sepse kemi thënë ne japim licencën, caktojmë çmimin, ti tani je privat, në një moment kur rritet çmimi i naftës e nuk varet nga ne, atëherë duhet të ndërhyjmë. Kështu që, fillimisht filloi bashkia, tani edhe qeveria, për subvencionimin e transportit urban e interurban.

Por duhet të pranojmë që Hollanda apo Danimarka nuk u bënë vende të transportit të qëndrueshëm prej emancipimit ose prej të menduarit progresiv, por në fakt ndodhi prej krizës së naftës në vitet 70. Për t’i shpëtuar një burse që njëherë ngrihet, njëherë ulet, u mendua që qytetet ishin më të qëndrueshme nëse fokusohemi në korsi biçikletash dhe një transporti publik i cili e josh dikë të lërë makinën, sidomos për distanca të vogla,” u shpreh Veliaj.

ME TE LEXUARAT