Ishte bllokuar që dje, nxirret nga kanioni turisti polak/ Ka dëmtime në turp

Aktualitet

Ishte bllokuar që dje, nxirret nga kanioni turisti polak/ Ka dëmtime

Forcat e policisë dhe zjarrfikësit e Himarës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit dhe transportimin e tij drejt autoambulancës.

Polaku është në gjendje të mirë shëndetësore ka dëmtime në këmbën e djathtë ( thyerje) si dhe fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.
Që prej mbrëmjes së djeshme, ai mbeti i bllokuar pasi pasi lartësia që ai ra në kanion ishte gati 50 m.

Turisti polak kërkoi ndihmë përmes një telefonate në polici, të cilët nisën aksionin që prej ditës së djeshme për nxjerrjen e tij, por terreni i vështirë dhe errësira i pengoi.

Në këtë kanion kanë qenë dy turistë polakë duke eksploruar, njëri është në gjëndje të mirë shëndetësore.

 

ME TE LEXUARAT