25 vite burg për vrasjen e 97-ës/ Sherri i një çerek-shekulli më parë nisi për dëmet e makinave pas aksidentit

Aktualitet

25 vite burg për vrasjen e 97-ës/ Sherri i një

Prokuroria Tiranës ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për ish-policin Tomor Çela i cili në vitin 1997 vrau Elton Danin e Ledian Hoxhën pas një debati për përplasjen e makinave.

Sipas dosjes hetimore 3 ditë para ngjarjes ish-polici u aksidentua me makinë me dy personat.

Pas aksidentit ata nuk ranë dakord për dëmet e shkaktuara të mjeteve duke nisur një konflikt.

Vetëm pak ditë pas përplasjes Tomorr Çela akuzohet se ka qëlluar me armë zjarri automatike ndaj dy viktimave duke ju shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Elton Dani e Ledian Hoxha në momentin e vrasjes kanë qenë duke udhëtuar me një mjet tip “Volvo”.

Pas kryerjes së vrasjes i pandehuri Tomor Çela është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Rezulton së ai u ndalu më pas në SHBA ku në vitin 2022 është ekstraduar nga policia shqiptare.

Tomor Çela u fajësua për këtë ngjarje në vitin 2009, kur u dënua me 24 vjet burg. Ky vendim u la në fuqi në Apel, por në vitin 2011 Gjykata e Lartë e ktheu dosjen për rigjykim.

Nga ana e të pandehurit nuk është paraqitur asnjë shenjë pendese për çfarë ai ka kryer, vrasjen e dy shtetasve të cilët kanë qenë në moshë të re

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion