Atentat me tritol në Shkodër? Marrin tjetër kthesë hetimet, vëllai i viktimës kishte vrarë një person 20 vite më parë

Aktualitet

Atentat me tritol në Shkodër? Marrin tjetër kthesë hetimet,

Detaje të reja dalin lidhur me shpërthimin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku humbi jetën një shtetas 69-vjeçar.

Fillimisht u raportua se Hysni Ymeri humbi jetën si pasojë e shpërthimit të kabinës elektrike, por burime nga grupi hetimor konfirmojë për gazetarin e Vizion Plus, Bepin Kolvata, se kemi të bëjmë me një atentat me tritol.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka mohuar zyrtarisht se ka pasur shpërthim të kabinës apo të panelit të matësave elektrikë, duke përjashtuar një defekt në rrjetin e energjisë.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila dyshohet se lidhet me një konflikt të vjetër për gjakmarrje.

Sipas burimeve paraprake, vëllai i viktimës dyshohet se rreth 20 vite më parë ka vrarë një shtetas, çka mund të ketë lidhje me atentatin e dyshuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve dhe për përcaktimin e plotë të rrethanave të shpërthimit, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një qëndrim përfundimtar mbi motivet e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion