E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi...

Aktualitet

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri.

Burime për mediat bëjnë me dije se ish-basketbollisti dhe gazetari sportiv, Enea Andrea është ndarë nga jeta në moshën 55-vjeçare, pas një ataku kardiak kur po stërvitej në palestër.

Si basketbollist, Enea ka luajtur me ekipin e Dinamos rreth viteve 2005, ndërsa gazetarinë dhe komentimin e nisi më vonë.

Ai ka komentuar pikërisht ndeshjet të basketbollit, NBA dhe Euroligës.

Deri më tani nga vetë aktorja nuk ka ardhur asnjë reagim, ndërkohë që kjo humbje e Eneas ka lënë në dhimbje të thellë familjarët, miq dhe kolegë që ai i pati të shumtë gjatë jetës së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion