Drejtori i UKV në Vlorë pranon përgjegjësinë dhe premton rregullimin e tubacionit të linjës kryesore: Do nisim punën sot pasdite

Aktualitet

Drejtori i UKV  në Vlorë pranon përgjegjësinë dhe

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (UKV) ka reaguar për situatën në të cilën ndodhen banorët e qytetit të Vlorës, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Në një prononcim për Top Channel, agjencia e UKV-së njofton se po punohet për zgjidhjen e situatës dhe se pritet që sot, në orën 17:00, të mbërrijnë materialet e porositura nga Stambolli dhe Italia për rregullimin e linjës së tubacionit.

“Ka ndodhur në mesnatë, më datë 25, dhe atë natë është bërë verifikimi, por për shkak të terrenit u vendos që ndërhyrja të bëhej të nesërmen. Janë vendosur dy pajisje që u mendua se do zgjidhnin situatën.

Pajisjet e ndërrimit janë specifike; janë tentuar dy herë, por tentativat kanë dështuar. Materialet do të mbërrijnë, me ndihmën e Zotit, në orën 5 nga Stambolli dhe Italia, dhe do të bëhet ndërhyrja sonte. Do të bëjmë një përditësim më vonë dhe do të lajmërojmë qytetarët.

Problemi ishte te tubacioni i linjës kryesore. Materialet janë specifike, i kemi gjetur, do të vijnë sonte dhe, me ndihmën e Zotit, do ta përfundojmë deri në darkë”, deklaroi UKV./TCH

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion