Djali i presidentes së re të Kosovës, dikur yll i futbollit në Kosovë

Sport

Djali i presidentes së re të Kosovës, dikur yll i futbollit

Kuvendi i Kosovës zgjodhi së fundmi presidenten e re, akademiken Justina Shiroka-Pula.

Pak njerëz e dinë se Lekë Pula, djali i madh i presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pasur një karrierë të spikatur në futbollin kosovar.

Leka e nisi rrugëtimin te 2 Korriku, përpara se të kalonte te Prishtina, me të cilën fitoi edhe titullin kampion.

lek2.jpg

Më pas, ai veshi për disa vite fanellën e Flamurtarit, duke u aktivizuar kryesisht në qendër të mbrojtjes.

Në moshën rreth 30-vjeçare, Pula vendosi t’i japë fund futbollit për t’u përqendruar te studimet dhe karriera akademike.

Sot, ai është Doktor i Shkencave Ekonomike dhe profesor i asociuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Një histori interesante e një ish-futbollisti që nga stadiumet e Kosovës kaloi në botën akademike.

lek3.jpg

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion