Aksident i rëndë në aksin e vjetër Fier-Vlorë/ Përplasen dy automjete, njëri prej tyre godet një këmbësor (DETAJE)

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan-Vlorë, në rrugën e vjetër, ku një automjet ka përplasur një këmbësor 74-vjeçar.
Sipas njoftimit të policisë, automjeti drejtohej nga një 58-vjeçar me inicialet A. B., ndërsa këmbësori, A. Sh., banues në fshatin Levan, është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për të marrë ndihmë mjekësore.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit.


