“Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper ndaj protestuesve, pasojat i vuajnë edhe vetë efektivët

Aktualitet

“Shqiponjat” zbarkojnë para Kryeministrisë! Spraj me piper

Situata përpara Kryeministrisë është tensionuar më tej mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj protestuesve, ndërsa në zonë kanë mbërritur edhe efektivët e repartit “Shqiponja”.

Gjatë ndërhyrjes është përdorur spraj me piper, i cili është përhapur mes turmës, duke prekur jo vetëm qytetarët që ndodheshin në protestë, por edhe vetë efektivët e policisë.

Incidenti vjen pas përplasjeve të mëparshme mes protestuesve dhe policisë, kur disa qytetarë dolën përpara një furgoni policie, duke penguar lëvizjen e tij. Efektivët ndërhynë për t’i larguar, ndërsa gjatë përplasjes u dëgjuan edhe thirrjet “Mos i prek gocat!”.

Më herët, policia shoqëroi Edison Likën dhe Dritan Goxhajn, të cilët, sipas informacioneve paraprake, refuzuan të merrnin fletët e gjobave të vendosura ndaj tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion