Zjarr në një pallat në Vjenë, evakuohen banorët

Bota

Zjarr në një pallat në Vjenë, evakuohen banorët

Të bllokuar në apartamentet e tyre dhe duke kërkuar ndihmë nga dritaret, dhjetëra banorë të një pallati tetëkatësh në Vjenë u përballën me frikë, pasi një zjarr përfshiu ndërtesën.

Të paktën 52 persona u evakuuan, pasi tymi i dendur kishte përfshirë shkallët dhe pengonte daljen.

Kur ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendngjarje, një numër i madh banorësh ndodheshin në dritaret e apartamenteve, duke kërkuar ndihmë.

Pas ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, gjithsej 52 persona u evakuuan nga ndërtesa. Ngjarja u raportua nga mediat austriake, përfshirë Hoyte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion