Skandal në futbollin shqiptar/ Dh*në në tunelin e stadiumit, lojtarët e Kukësit sulmohen nga futbollistët dhe stafi i Orikut

Sport

Skandal në futbollin shqiptar/ Dh*në në tunelin e stadiumit,

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të diel në futbollin shqiptar, gjatë ndeshjes mes Orikut dhe Kukësit, e vlefshme për Kategorinë e Parë. Në pushimin mes dy pjesëve, lojtarët dhe pjesëtarë të stafit të Kukësit janë dhunuar në tunelin e stadiumit nga futbollistë dhe pjesëtarë të ekipit vendas.

Sipas informacioneve paraprake, gjithçka ka nisur me një debat verbal, i cili më pas ka degraduar në përplasje fizike. Në tunelin që lidh dhomat e zhveshjes, lojtarët dhe stafi i Orikut dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj skuadrës mike, duke shkaktuar disa minuta kaos. Në vendngjarje ka ndërhyrë edhe policia për të qetësuar situatën.

Fotot e siguruara nga “Panorama Sport” tregojnë se disa prej lojtarëve të Kukësit kanë pësuar dëmtime fizike, ndërsa në trup u dallohen shenja goditjesh dhe shkelmash.

Një tjetër element që ngre pikëpyetje lidhet me kamerat e sigurisë së stadiumit. Pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në një ambient të mbikëqyrur nga kamerat e brendshme, këto të fundit raportohet se janë deklaruar të fikura dhe jofunksionale.

Ngjarja pritet të ngrejë shqetësime për sigurinë në aktivitetet sportive dhe përgjegjësinë e organizatorëve për parandalimin e episodeve të tilla të dhunës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion