Xhuli tregon sekretin: Si i hoqi 13 kilogramë pas lindjes së fëmijëve

Showbiz

Xhuli tregon sekretin: Si i hoqi 13 kilogramë pas lindjes së

Juliana Nura po vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga ditët e para të mëmësisë, ndërsa së fundmi ka folur edhe për ndryshimet që trupi i saj po përjeton pas lindjes së binjakëve.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” u bë nënë vetëm pak ditë më parë, ndërsa pas ardhjes në jetë të dy fëmijëve publikoi edhe fotografitë e para me ta.

Në një postim të fundit në Instagram Story, Juliana ka treguar se brenda tetë ditësh pas lindjes pesha e saj është ulur me 13 kilogramë.

Ajo ka treguar se gjatë kësaj periudhe konsumon rreth tre litra ujë në ditë, ndërsa ka përmendur edhe ushqyerjen me gji si një prej faktorëve që shoqërojnë ndryshimet që po përjeton trupi i saj.

image-63.png

ME TE LEXUARAT