Vr'au vëllezërit në Patos në vitin '97, Sokol Hoxha kërkon të shpëtojë nga burgimi, i kërkon gjykatës...

Aktualitet

Vr'au vëllezërit në Patos në vitin '97, Sokol
Sokol Hoxha, i ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy vëllezërve në Patos në vitin 1997, kërkon shpalljen e parashkrimit të dënimit penal.

Çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Fierit, ku seanca e mëparshme ishte shtyrë për të kërkuar informacion nga Gjykata e Lartë lidhur me vendimmarrjen më të fundit për këtë çështje.

51-vjeçari është paraqitur sërish në gjykatë, ku kërkon të përfitojë nga parashkrimi i dënimit të dhënë në mungesë në vitin 2000. Ai akuzohet për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.

Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine. Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë.

Kërkesa për parashkrimin e dënimit vjen pas më shumë se dy dekadash nga ngjarja. Sokol Hoxha u arrestua në Shtetet e Bashkuara në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane.

Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burgim.

Përveç dënimit në Shqipëri, Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997, në Bruksel. Sipas hetimeve, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja erdhi pasi ajo kishte kundërshtuar këtë shfrytëzim.

Çështja në Gjykatën e Fierit po shqyrtohet nga gjyqtarja Aurora Tusha, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është Malbora Dinaj. Sokol Hoxha përfaqësohet nga avokatët Toto Avdija dhe Rozeta Plaku.

Vendimmarrja e gjykatës për kërkesën e parashkrimit pritet të përcaktojë vijimin e procedurave lidhur me dënimin e dhënë për vrasjen e dy vëllezërve në Patos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion