Tensionet Kosovë-Serbi, Daçiç pretendon ngritjen e flamurit serb në Prizren, reagon Kurti

Kosovë&Rajon

Tensionet Kosovë-Serbi, Daçiç pretendon ngritjen e flamurit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiç, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”.

Kurti tha se për këtë çështje është deklaruar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

“Ka dhënë deklarimet ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, më duhet të shkoj për 20 minuta”, tha Kurti.

Daçiç, gjatë një tubimi zgjedhor në Rashkë, deklaroi se flamuri serb do të valëvitet “herët a vonë” mbi vendlindjen e tij, Prizren. Ai tha gjithashtu se partia e tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe pretendoi se, nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme, edhe 20 shtete të tjera do ta tërheqin njohjen e Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili e ka cilësuar atë si dëshmi të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj Kosovës.

Konjufca i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dënojë këto veprime.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion