Vlora Hyseni kërkon lirimin, ish-drejtuesja e SHISH del para Apelit të GJKKO-së

Aktualitet

Vlora Hyseni kërkon lirimin, ish-drejtuesja e SHISH del para Apelit të
Ish-drejtuesja e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni do të dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme të Apelit. 

Hyseni do të marrë pjesë në seancën që pritet të zhvillohet në orën 13:00, ku do të shqyrtohet nëse duhet të vijojë masa e sigurisë "arrest në shtëpi" e vendosur ndaj saj. 

Kërkesa e ish-drejtoreshës së SHISH-it, Vlora Hyseni, për ndryshimin e masës së sigurisë do të shqyrtohet nga gjyqtari Florian Kalaja, në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Mbetet për t'u parë nëse do të zhvillohet kjo seancë, pasi rrezikon të shtyhet për shkak të bojkotit të avokatëve.   

Hyseni është nën hetim nga SPAK për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion