Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga ‘frika’ e mungesave, publikohen mesazhet

Aktualitet

Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga
Studentët i kanë dhënë fund bojkotit në auditorë ditën e sotme, duke rinisur normalisht procesin mësimor.  

Në fakultetin e Ekonomisë dhe në atë të Shkencave të Natyrës, pranë Universitetit të Tiranës, e po ashtu në Universitetin e Mjekësisë, studentët janë kthyer për shkak të frikës së akumulimit të mungesave.  

Aktivistja Arvina Lleshi ka publikuar disa nga mesazhet që i janë dërguar, ku të rinjtë shprehen se janë detyruar të heqin dorë nga bojkoti pasi dekanati nuk u ka kthyer përgjigje në kërkesën që kanë paraqitur, për mungesat.  
Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga
Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga
Kujtojmë se disa ditë më parë, senati i studentëve të fakultetit ekonomik dhe të FSHN-së, paraqitën kërkesa zyrtare drejtuar dekanatit të fakulteteve, ku kërkonin që të mos merreshin parasysh dhe të mos vendoseshin mungesa për studentët që po protestonin.
Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga
Merr fund protesta? Studentët iu rikthehen auditoreve nga

Kujtojmë se më herët, pedagogë të Universitetit Politeknik njoftuan se do bojkotonin mësimin në Universitete, deri në një njoftim të dytë, duke iu bashkuara studentëve në protestë. Pedagogu Aleksandër Kovaçi, njoftoi se sindikata e punonjësve të universitetit kishte shpallur bojkot në të gjitha universitetet shtetërore të vendit. Megjithatë, duket se ky bojkot zgjati vetëm një javë, pasi ata nuk u panë më të marshonin krah studentëve.  

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion