Vijon rënia e lindshmërisë, shkaqet kryesore mbeten emigracioni dhe pasiguria ekonomike

Kostoja e lartë e jetesës, pasiguria ekonomike dhe shpenzimet që shoqërojnë rritjen e fëmijëve, po ndikojnë gjithnjë e më shumë në vendimet e cifteve për të pasur fëmijë. Këta faktorë së bashku me emigracionin dhe ndryshimet sociale po kontribuojnë në uljen e lindshmërisë dhe në një ndryshim të ndjeshëm të strukturës demografike në vend.
“Patjetër që do përmendim së pari faktorin e emigracionit që është një vazhdimësi dhe tipike për Shqipërinë, një vend që kemi largim të forcës punëtore por edhe riprodhuese. Në flasim për stabilitet ekonomik, për frikëra dhe pasiguri të një të ardhure më të mirë ose të ardhura të cilat mund të jenë stabël gjatë një peridhe afatgjatë dhe që bënë që një cift ta shty moshën e martesës, të mendoj të grumbulloj të ardhura”, tha Marsi Simo, sociologe
“Vajzat dhe gratë kanë vendosur për të pasur shtatëzaninë e parë apo lindjen e parë në një moshë më të madhe për arsye të ndryshme duke filluar karrierën punën, arsimin, me karrirën, stabilitetin. Një grua që lindjen e parë e ka pasur mbi 40 vjec është e kuptueshme që fëmija i dytë vjen në një moshë më të madhe. Faktori moshë ndikon drejtpërdrejtë në pjesën e infertilitetit”, u shpreh Eglantina Dema, mjeke gjinekologe.
Ndërsa faktorët që ndikojnë në këtë fenomen mbeten të njëjtë, dhe shifrat e lindshmërisë vijojnë të jenë në rënie prej vitesh lind pyetja, cfarë do të mund të ndihmonte në frenimin e këtij trendi?
“Përveç pjesës ekonomike, arsimi, gruaja, modeli i këtij cifti, si duhet të ishte, si mundet ta ndihmonim duhet punuar fort edhe me aspektin psikologjik sepse mund të rregullohen këto pak e nga pak por të crrënjoset frika që kanë ciftet e reja kjo është shumë vështirë dhe do më shumë kohë. Duhen më shumë ndërgjegjësim dhe zbatim të politikave sa më shpejt që të shikojmë një lloj përfitimi këto 10 vitet e ardhshme”, tha Simo.
“Mos ta neglizhojnë faktorin moshë dhe të shtynë pafundësisht planifikim e shtatëzanisë së parë. Mos ta shtynë pafundësisht, të bëjnë një balancë mes karrierës, punës duke e vendosur në fokus të vecantë balancën me fertilitetin dhe realizimin e shtatëzanisë për herë të parë” , u shpreh Dema
Sipas të dhënave të Instat, në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i lindjeve ra me 3% krahasuar me të njëjtin periudhë të një viti më parë.


