“Mobilizohuni”, Berisha thirrje për protestë të fuqishme kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje në protestën kundër reformës territoriale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u ka bërë apel qytetarëve që të angazhohen në protestën që, sipas tij, do të zhvillohet ditën kur reforma territoriale do të diskutohet në Kuvend.
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territoriale”, shkruan Berisha.
Parlamenti i Shqipërisë pritet të votojë projektligjin për reformën e re territoriale më 8 tetor 2026. Reforma parashikon reduktimin e numrit të bashkive nga 61 në 46.


