Videot in'time me kompozitorin Adi Hila, reagon sërish vajza e Eli Farës

Showbiz

Videot in'time me kompozitorin Adi Hila, reagon sërish vajza e Eli
Në një moment kur emri i Eli Farës është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, vajza e saj, Marina Fara, ka zgjedhur të reagojë publikisht me një mesazh të shkurtër, por domethënës, në mbështetje të së ëmës.

Marina ka publikuar në Instagram një fotografi të këngëtares, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim ku e inkurajon të qëndrojë e fortë përballë situatës së krijuar.

 “Mbaje kokën lart, mbretëreshë, dhe kurorën drejt. Mbretëresha ime e bukur”, shkruan ajo.

Reagimi i Marinës vjen në një periudhë të vështirë për këngëtaren, pas shpërndarjes në internet të pamjeve intime të regjistruara në studion e kompozitorit Adi Hila, çështje që ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh dhe raportimesh.
Videot in'time me kompozitorin Adi Hila, reagon sërish vajza e Eli
Eli Fara ka folur edhe vetë publikisht pas publikimit të materialeve. Në reagimin e saj, artistja deklaroi se nuk është ajo që duhet të ndihet në turp për atë që ka ndodhur, duke e drejtuar përgjegjësinë te personat që kanë publikuar dhe shpërndarë pamjet private.

Në mes të gjithë vëmendjes që ka shoqëruar ngjarjen, Marina ka zgjedhur të mos ndalet te polemikat apo personat e përfshirë. Përmes dedikimit, ajo ka përcjellë publikisht vetëm një mesazh force dhe afërsie për nënën e saj.

Fjalët “mbretëresha ime” tregojnë mbështetjen që Marina po i jep Eli Farës në këtë periudhë, ndërsa postimi është interpretuar si një qëndrim i qartë në krah të së ëmës pas ditëve të fundit të ngarkuara për këngëtaren.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion