Dyshohet se babai vr'au djalin 29-vjeçar në Gjilan, policia zbulon detaje të reja për kri'min e rëndë

Kosovë&Rajon

Dyshohet se babai vr'au djalin 29-vjeçar në Gjilan, policia
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar dyshohet se është vrarë nga babai i tij. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim nga policia.

Togeri Ismet Hashani, nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka dhënë detaje të reja,duke bërë të ditur se autoritetet po punojnë intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Sipas Hashanit, nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton që ndaj babait të dyshuar për vrasjen e të birit të ketë pasur denoncime apo ankesa të mëparshme për dhunë në familje.

“Ne kemi hulumtuar, dhe nga gjetjet që kemi pa aty, nuk kemi parë asnjë rast që personi i dyshimtë ka pasur të lajmëruar apo ndaj tij ka pasur ndonjë ankesë për dhunë në familje. Megjithatë, hetimet do të tregojnë të vërtetën për këtë rast të rëndë”, deklaroi Hashani.

Ndërkohë, Gjilani është tronditur nga tri vrasje brenda tri ditëve të fundit. Përveç 29-vjeçarit në Pogragjë, dy persona të tjerë, vëlla e motër, kanë mbetur të vrarë në Livoç të Ulët.

Lidhur me këtë ngjarje, Hashani bëri të ditur se hetuesit po punojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat.

Policia vijon hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e këtyre ngjarjeve të rënda që kanë tronditur qytetarët e Gjilanit.

ME TE LEXUARAT