'Vdiqëm duke ngrënë trofta në lokale', Korreshi ironi te “Ligjet” për ndryshimet ligjore: Do ma paguani drekën?

Politikë

'Vdiqëm duke ngrënë trofta në lokale', Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka bërë ironi në komisionin e “Ligjeve” ku janë votuar në parim ndryshimet në ligjin për peshkimin.

Ai është shprehur se ndërkohë që në legjislacion ndalohet tregtimi dhe i një sërë llojesh peshqish, ato tregtohen lirisht dhe gjenden në të gjithë lokalet të paktën në Tiranë.

Pjesë nga diskutimi në komision:

Korreshi: Lejet që jepni ju janë të pranisë besnike apo të DShqipërisë heroike?
Këtë duan të dinë ata në Karavasta. Ky 300 e kusur ton peshk që na iku nga rezervuari i Kasharit. Kjo pjesa e lejeve ia keni dhënë bashkisë, e cila thotë nuk kemi kapacitete e duhura. Nuk mendoni ta shkrijmë fare Lushnjen, meqë jemi tek reforma territoriale?

Neni 6 thoshte: Peshkaqen, lopë deti, Korale, koran lumi, trofta, sfungjerët, breshkat e detit dhe ujë të ëmbël…

Pyetja ime që dua të kem edhe vëmendjen e Ulsiut, a janë të ndaluara këta? Sepse vdiqëm duke ngrenë nga këto të ndaluarat.

Këto tobestafkulla kur nuk i gjuani, po nga importi lejohen këta. Nga hyjnë tonelatat. Në çdo lokal i gjen këto vëmë bast bashkë. Nëse gjejmë a e paguan zëvendës ministri drekën? Ndaj nuk e votoj ligjin.

Jaukllari: Një pjesë kanë qenë të ndaluara, meqë rregullorja e BE ka ndryshuar është përmirësuar edhe lista. Nuk e njoh daterin nuk e kam ngrënë ndonjëherë.

Manja: Korreshi do të na vonojë integrimin në BE, se ky ligj është për përafrimin e ligjit me BE-në.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion