U ul dje, por sot Bordi i ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës: Ja me sa do të tregtohen

Aktualitet

U ul dje, por sot Bordi i ka ndryshuar sërish çmimet e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë, më 18 nëntor, në kuadër të masave për kufizimin e përkohshëm të çmimeve në tregun e hidrokarbureve.

Sipas vendimit të Bordit, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 204 lekësh për litër, ndërsa në tregun me shumicë çmimi nuk duhet të kalojë 192 lekë për litër.

Për benzinën, çmimi maksimal i shitjes me pakicë është caktuar në 163 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë në 151 lekë për litër.

Ndërkohë, gazi për automjetet do të kushtojë jo më shumë se 71 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 59 lekë për litër në shitjen me shumicë.

Një çmim i veçantë është përcaktuar edhe për sektorin e peshkimit. Nafta për këtë aktivitet do të shitet me 109 lekë për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 18 nëntor, në orën 13:30, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës, kur do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e karburanteve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion