U pushua nga PUNA pasi i dolën fotot në Only'Fans, ish-mësuesja vjen me kërkesën e pazakontë!

Soft

U pushua nga PUNA pasi i dolën fotot në Only'Fans,

Një vit pas largimit nga puna, Elena Maraga, ish-mësuesja e një kopshti privat katolik në provincën e Trevizos, është gati të rikthehet në profesionin e saj. 30-vjeçarja u bë e njohur në Itali pasi u pushua nga puna për aktivitetin e saj si krijuese përmbajtjesh në platformën OnlyFans. Maraga ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se dëshiron t’i rikthehet mësimdhënies, pa hequr dorë nga puna tjetër. “Në këtë vit pushim që i dhashë vetes, kuptova se vokacioni im si mësuese nuk mund të lihej mënjanë. Prandaj kam vendosur që do të rikthehem në shkollë”, ka deklaruar ajo.

Rasti i Elena Maragës shpërtheu rreth një vit më parë, kur ajo u pushua nga puna në kopshtin katolik ku punonte. Aktiviteti i saj në OnlyFans u bë publik pasi disa foto private u morën dhe u shpërndanë pa autorizimin e saj. Në një intervistë për “Le Iene”, Maraga kishte treguar se gjithçka nisi pas veprimit të një prindi.

“Gjithçka nisi nga një baba, i cili u abonua në kanalin tim, mori fotot e mia dhe në mënyrë të paligjshme i shpërndau në një grup me miqtë e tij të futbollit, për t’u mburrur. Partnerja e tij e zbuloi dhe më pas shpërtheu gjithë historia”, kishte rrëfyer ajo. Pavarësisht një peticioni në mbështetje të saj, ku morën pjesë edhe disa prindër të fëmijëve që ajo kishte mësuar, drejtoria e institucionit vendosi përfundimisht ndërprerjen e marrëdhënies së punës.
 
 Rasti shkaktoi një debat të gjerë në Itali. Disa e mbështetën Maragën për të drejtën për të pasur një aktivitet të dytë, ndërsa të tjerë e kritikuan për përmbajtjen që publikonte në OnlyFans. Vëmendja e madhe mediatike ndikoi edhe në rritjen e të ardhurave të saj në platformë. Në një intervistë për “Mattino Cinque News”, ajo kishte deklaruar se kishte fituar rreth 40 mijë euro vetëm brenda një muaji.

“Unë nuk turpërohem për atë që bëj, por nuk është thjesht një lojë. Falë famës që mori rasti im, muajin e fundit kam fituar rreth 40 mijë euro, por nuk do të jetë gjithmonë kështu”, ishte shprehur ajo. Disa muaj më vonë, Maraga arriti një marrëveshje me shkollën për përfundimin e marrëdhënies së punës.

Ndërkohë, ajo ka bërë edhe kallëzim për shpifje dhe shkelje të të drejtave të autorit ndaj personave që, sipas saj, kishin marrë dhe shpërndarë pa leje fotografitë e saj private. Tashmë, një vit pas largimit nga klasa, Elena Maraga thotë se dëshiron të rikthehet para nxënësve, duke vazhduar njëkohësisht edhe aktivitetin për të rriturU pushua nga PUNA pasi i dolën fotot në Only'Fans,U pushua nga PUNA pasi i dolën fotot në Only'Fans,U pushua nga PUNA pasi i dolën fotot në Only'Fans,

 

ME TE LEXUARAT