Mazhoranca ndryshon kufijtë e bashkive Tiranë, Vorë e Kamëz, ja si do të jetë ndarja e re

Politikë

Mazhoranca ndryshon kufijtë e bashkive Tiranë, Vorë e Kamëz,

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ndryshon kufijtë e bashkive Tiranë, Vorë e Kamëz. Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, mazhoranca ka propozuar që autostrada deri në Rinas t’i takojë Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, mazhoranca ka votuar në këtë komision pro shkrirjes së 15 bashkive.

Ndërkohë, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, deputetët Vullnet Sinaj dhe Erion Braçe dolën kundër shkrirjes së bashkive.

Tashmë pritet të shihet nëse qëndrimi i tyre kundër grupit do të reflektohet edhe ditën e enjte apo jo.

Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, deklaroi se për këtë projektligj mazhoranca ka qëndrimin e saj politik pro dhe se do të votohet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion