Protestuesit përplasen me efektivët e policisë përpara Kryeministrisë
Lajmifundit
/
19 November 2026, 18:57
Aktualitet

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë regjistruar këtë mbrëmje përpara Kryeministrisë.
Situata u tensionua pas ndërhyrjes së efektivëve për lirimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe rikthimin e qarkullimit të automjeteve.
Ishin protestuesit kundërshtuan ndërhyrjen e policisë dhe refuzuan të largoheshin nga rruga, duke shkaktuar përplasje fizike me efektivët.
Protestuesit kanë thirrur në kor “Dorëheqje”, duke kërkuar kështu largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.


