Rama nga Berlini: “Gabim strategjik që Evropa nuk krijoi më herët një grup për dialog me Rusinë”

Politikë

Rama nga Berlini: “Gabim strategjik që Evropa nuk krijoi më

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët evropiane për komunikimin me Rusinë, duke e cilësuar këtë si një gabim strategjik të Evropës.

Përpara nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Rama u shpreh para gazetarëve se Evropa duhet të kishte krijuar që në fillim një grup të posaçëm përfaqësues, i cili do të mund të komunikonte me Moskën në emër të vendeve evropiane.

Kryeministri shqiptar përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e këtij grupi, duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm për koordinimin e qëndrimit të Evropës në rast të një komunikimi të mundshëm me Rusinë.

Sipas Ramës, mungesa e një mekanizmi të tillë që në fazat e para ka përbërë një gabim strategjik, ndërsa krijimi i grupit pritet të mundësojë një përfaqësim më të unifikuar të Evropës në raport me Moskën.

“Është një moment dhe një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu, në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh dhe asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Evropës në një komunikim të mundshëm me Rusinë. Thashë se është një gjë që duhej bërë dhe që më në fund ndodhi. 

Evropa vendosi të ketë një grup në vijën e parë që do ta përfaqësojë në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që kjo nuk u bë që në fillim. Në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre. Tani, shpresojmë, komunikimi ka rifilluar dhe mbetet të shohim se si do të shkojë”, tha Rama

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion