Deputetja Marjana Koçeku thirrje studentëve: Janë pakësuar me 45 %, këtij brezi shteti i ka lënë 3 dyer, Rinasin, heshtjen ose sheshin!

Politikë

Deputetja Marjana Koçeku thirrje studentëve: Janë pakësuar

Deputetja Marjana Koçeku u ka bërë thirrje studentëve në vend që më 13 tetor t’i bashkohen protestës para Ministrisë së Arsimit. 

Sipas saj, arsyet janë të shumta dhe për rrjedhojë nuk ka nevojë që ata të dirigjohen nga askush.

Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Koçeku tha se prej vitit 2011 deri në vitin 2025, të rinjtë e moshave 15-29 vjeç në Shqipëri janë pakësuar me 45%.

Sipas deputetes në 2013 universitetet tona kishin 175 mijë studentë, e vitin e kaluar 115 mijë.

“Sot nisin mësim 75 mijë studentë, disa janë në auditorë, disa po organizohen dhe të tanë bashkë më 13 tetor do të vijnë në dyert e Ministrisë së Arsimit. Të shtunën protesta e 126-të u ndal te ajo derë dhe i thirri studentët në shesh.

Dikush mund të thotë se studentët u nxitën nga opozita, por ata nuk kanë nevojë për askënd që të zemërohen. Mjaftojnë numrat, prej vitit 2011 deri në vitin 2025, prej moshës 15-29 vjeç në këtë vend janë pakësuar me 45%.

Një brez gati i përgjysmuar. Në 2013 universitetet tona kishin 175 mijë studentë, e vitin e kaluar 115 mijë. 1/3 më pak. Këtij brezi shteti i ka lënë 3 dyer, Rinasin, heshtjen ose sheshin”,- tha Koçeku.

ME TE LEXUARAT