SPAK dhe BKH aksion, arrestohet administratori i inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
Lajmifundit
/
5 October 2026, 18:11
Aktualitet

SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme.
Mësohet se është shoqëruar në komisariat Leli Kaja. Ai është vënë në pranga, në kuadër të hetimeve për menaxhimin e mbetjeve dhe marrëdhëniet e kompanisë që drejton me bashkitë.
Kaja është arrestuar në zonën e Fushë Mbretit.
Emri i Leli Kajës ishte shfaqur më herët në një hetim të Prokurorisë së Elbasanit lidhur me veprimtarinë e subjektit që drejton.
Në korrik të vitit 2025, si pjesë e këtij procedimi, autoritetet zhvilluan 14 kontrolle në banesat e personave të dyshuar si të lidhur me çështjen.


