“U ndjeva jetime…”, Irena përlotet teksa rrëfen humbjen e vëllait dhe dy prindërve

Irena ka udhëtuar nga Brukseli për të rrëfyer në rubrikën “Ka Një Mesazh Për Ty” një nga plagët më të mëdha të jetës së saj: humbjen e vëllait të vetëm, i cili u nda nga jeta vetëm 47 vjeç, duke lënë pas dy fëmijë të vegjël.
Mes kujtimeve për të vëllanë, Irena tregon edhe momentet e vështira që pasuan familjen, teksa prindërit u përballën me humbjen e djalit të tyre. Ndërsa Irena u përball me humbjen e vëllait, dhe më pas edhe të dy prindërve të saj.
Irena: Vëllai ka ndërruar jetë para 6 vitesh, nga sëmundja e keqe, kur ishte 47 vjeç. Vëllai i vetëm, me dy fëmijë që i bëri me pak vonesë, 7 vjeç në atë kohë. Nëna më ra shumë në atë kohë, nuk duroi dot, kurse babai u bë i fortë. I dha fjalën vëllait që do të bëhej i fortë, për të rritur fëmijët e tij. Vëllai ndërroi jetë dy vjet përpara prindërve. Flisja përditë me të, një ditë e pashë që nuk ishte shumë mirë, pas dy ditësh më marrin në telefon që e kishin çuar në spital, sepse ishte kohë covid-i.
Nuk e di a më beson, por që ta ndjesh veten 50 e ca vjeçe jetime kur të vdes babai dhe nëna akoma gjallë, unë e kam ndjerë. Mu pre krahu i djathtë. Për mua ishte mbreti im. Vërtet unë zgjodha rrugën e mërgimit, por vëllai isha shumë falenderues që nuk i la kurrë vetëm. Isha e sigurt për çdo gjë.
Ardit Gjebrea: Ndërkohë kunata dhe fëmijët vazhduan që të jetonin me nënën dhe babain apo jo?
Irena: Po, patjetër! Vëllai im ka bërë dy fëmijë si drita, djalë dhe vajzë, unë kur e kam marrë vesh atë lajm, nuk jam gëzuar më shumë për fëmijët e mi, sa jam gëzuar për ta. Nusja vazhdon jeton tani në shtëpi bashkë me fëmijët e saj dhe çdo gjë është shumë në rregull.


