Një lidhje që nuk u harrua kurrë, Dani Olmo dhuron 2 përqind të pagës për vendin që preku zemrën e tij

Dani Olmo nuk po spikat vetëm në fushën e futbollit. Ylli spanjoll i Barcelonës ka zgjedhur të mbështesë në mënyrë të vazhdueshme qytetin kroat të Vukovarit, një vend i lidhur me një nga kapitujt më të dhimbshëm të historisë së Kroacisë (qytet i cili u shkatërrua rëndë gjatë Luftës së Kroacisë 1991–1995).
Sipas agjentit të tij, Andy Bara, Olmo dhuron 2% të pagës së tij vjetore për Vukovarin, pasi u njoh nga afër me historinë e qytetit gjatë periudhës së tij në Kroaci.
Olmo u transferua në akademinë e Dinamo Zagrebit që në moshë të re dhe pikërisht aty nisi të ndërtojë karrierën që do ta çonte më pas drejt Bundesligës, Premier League dhe Barcelonës.
Historia e Vukovarit duket se ka lënë një gjurmë të veçantë te futbollisti spanjoll, i cili dëshiron të ruajë lidhjen me Kroacinë edhe në të ardhmen.
Agjenti ka treguar gjithashtu se Olmo e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer një ditë te Dinamo Zagreb për ta mbyllur aty karrierën.
Një histori që tregon se futbolli mund të jetë shumë më tepër se gola dhe trofe.


