U ndalua në aeroportin e Stambollit pas kthimit nga Franca / Aktorja Afra Saraçoğlu rezulton pozitive në testin e drogës

Showbiz

640-0-1790791320xafra-ve-aras-306 (1).webp

Pas hetimit për përdorim dhe shpërndarjeje droge nga figurat e njohura turke së fundmi është bërë e ditur se sipas hetimeve të prokurorisë së përgjithshme të Bakırköy analizat e aktores Afra Saraçoğlu kanë rezultuar pozitive. Megjithatë, raporti i plotë zyrtar për rezultatin e saj nuk është bërë ende publik.

Afra Saraçoğlu ndodhej jashtë Turqisë për angazhime profesionale dhe u ndalua në aeroportin e Stambollit më 21 shtator, pas kthimit nga Franca, duke iu nënshtruar kështu procedurave në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndërkohë, analiza e aktorit Aras Bulut İynemli raportohet të ketë rezultuar negative. Rezultatet e analizave të marra gjatë hetimit pritet të shqyrtohen më tej nga autoritetet turke së bashku me provat e tjera të mbledhura në dosje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion