Von der Leyen në Tiranë / Eurodeputetja gjermane: Shpresoj të flasë me Ramën për Vjosë-Nartën, paketa e maleve duhet shfuqizuar

Eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, ka reaguar për vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë, ku dhe zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paulus shprehet se shpreson që gjatë bisedimeve të filet për protestën 123 ditore të qyetarëve dhe mbrojtjen e natyrës, veçanërisht në zonën e Vjosë-Nartës.
“Sot, Presidentja e Komisionit, zonja von der Leyen, është në Tiranë dhe premtoi se do të bisedojë me Edi Ramën. Shpresoj vërtet që ajo të përmendë mbrojtjen e natyrës, konkretisht flamingot dhe speciet e tjera në Vjosë-Nartë”, shprehet eurodeputetja.
Paulus përmend gjithashtu të ashtuquajturën “paketa e maleve”, duke u shprehur se ajo duhet të shfuqizohet. Eurodeputetja gjermane ndalet më tej te procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se “shteti i së drejtës nuk është realisht në funksion”.
Në fund të reagimin të saj eurodeputetja thekson se qytetarët shqiptarë “meritojnë më mirë se qeveria e tyre aktuale”.
Jutta Paulus: Sot, Presidentja e Komisionit Evropian, zonja von der Leyen, ndodhet në Tiranë dhe ka premtuar se do të bisedojë me Edi Ramën. Shpresoj vërtet që ajo të përmendë mbrojtjen e natyrës, konkretisht flamingot dhe speciet e tjera në Vjosë-Nartë, si dhe të flasë për paketën e maleve, e cila gjithashtu duhet të shfuqizohet.
Shpresoj gjithashtu që ajo të përmendë vështirësitë që ne, si Bashkim Evropian, kemi me anëtarësimin e Shqipërisë, për sa kohë që shteti i së drejtës nuk është realisht në funksion.
Populli i Shqipërisë meriton më shumë se qeveria që ka aktualisht.


