'Dorëheqje dhe qeveri tranzitore'/ Në protestën e 123-të, qytetari akuzon Ramën për presion ndaj gjyqtarëve

Në protestën e 123-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një prej protestuesve ka kritikuar deklaratat e kreut të qeverisë lidhur me masat e sigurisë dhe paraburgimet.
Protestuesi tha se pretendimi se në Shqipëri ka një numër të lartë paraburgimesh nuk është i saktë, ndërsa kundërshtoi çdo ndërhyrje të politikës në vendimmarrjen e gjyqësorit.
Më tej, protestuesi akuzoi kryeministrin se kërkon të zgjerojë ndikimin e qeverisë në institucione dhe fusha të ndryshme.
“S’është e vërtetë që kemi shumë paraburgime, por kjo nuk mund të ndalohet siç thotë Rama. Ai zotëria do që të ushtrojë presion mbi gjyqtarët dhe të vendosë masa sanksione. Nuk mund të ndërhysh në funksionin e gjyqësorit.
Kemi parë që Rama do të futet në çdo pushtet dhe t’i shtrijë rrënjët në çdo fushë të mundshme. Ndaj jemi këtu, për dorëheqjen e Ramës dhe krimin e një qeverie tranzitore”, tha protestuesi në revoltën e 123 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.


