Tragjedi në Gjermani/ Avioni i vogël përplaset me gardhin dhe pemën, dy të vdekur

Bota

Tragjedi në Gjermani/ Avioni i vogël përplaset me gardhin dhe

Dy persona humbën jetën kur një avion i vogël u rrëzua në Gjermaninë jugperëndimore.

Policia konfirmoi se të dy personat në bord humbën jetën në aksidentin që ndodhi pranë qytetit të Gundelsheim-it, raportoi transmetuesi publik rajonal SWR.

Pas rrëzimit shpërtheu një zjarr, por  u shua nga ekipet e emergjencës që mbërritën në vendngjarje.

Rrëzimi ndodhi pak para mesditës pranë Gundelsheim-it, në distriktin Heilbronn të landit Baden-Württemberg. 

Sipas medias gjermane "Bild", avioni po i afrohej një aerodromi të vogël në Gundelsheim kur, për arsye ende të paqarta, u përpoq të bënte një manovër, u kap në një gardh dhe më pas goditi një pemë, para se të rrëzohej në një vresht.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion