Itali/ Tentoi të mbyste gruan, 31-vjeçarja shpëton bashkë me vajzën e vogël, i shoqi hidhet nga kati i 10-të

Bota

Itali/ Tentoi të mbyste gruan, 31-vjeçarja shpëton bashkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Barriera di Milano të Torinos, ku një 37-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë partneren e tij 31-vjeçare.

Gruaja arriti të largohej nga banesa bashkë me vajzën e tyre njëvjeçare dhe u strehuan te fqinjët. Pak më vonë, 37-vjeçari u hodh nga ballkoni i katit të dhjetë dhe humbi jetën.

Sipas versionit fillestar të policisë, 37-vjeçari e sulmoi gruan gjatë një grindjeje. Burri dyshohet se e çoi partneren e tij në ballkonin e apartamentit të tyre dhe u përpoq ta mbyste, duke i vendosur duart rreth qafës.

Megjithatë, 31-vjeçarja arriti të shpëtonte, duke ikur nga apartamenti me vajzën e saj njëvjeçare dhe duke u strehuar te fqinjët.

31-vjeçarja dhe vajza e saj janë jashtë rrezikut për jetën. Karabinierët po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion