Tensionet para Kuvendit të Kosovës, Policia arreston nipin e Hashim Thaçit! Ja çfarë tha me pranga në duar

Kosovë&Rajon

Tensionet para Kuvendit të Kosovës, Policia arreston nipin e Hashim

Nipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është arrestuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës para Kuvendit të Kosovës, ku prej orësh po kërkohet votimi përfundimtar i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Sipas Klan Kosovës, ai foli para kamerave edhe pasi ishte vendosur në pranga, duke komentuar ndërhyrjen e Policisë dhe duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë.

"Shoku nuk vlen në këtë regjim. Është veteran, veterani po e arreston një person që i doli ballë", u shpreh ai teksa ndodhej i prangosur.

Arrestimi vjen pas përshkallëzimit të situatës rreth Kuvendit. Protestuesit janë përplasur me Policinë, ndërsa kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka dislokuar kamionë me ujë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion