Konkurrenti i “Për’puthen” aksidentohet me motor, Xhesika niset drejt ambienteve të spitalit/ Heidi Baci tregon gjendjen e tij

Soft

Konkurrenti i “Për’puthen” aksidentohet me motor,

Një lajm që tronditi studion e “Për’puthen” në nisje të puntatës ishte aksidenti i ndodhur më 25 shtator, ku u përfshi konkurrenti Sotir Marino me motor.

Moderatorja Heidi Baci bëri me dije se, fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën.

 Lajmi shkaktoi shqetësim te konkurrentët, ndërsa Xhesika u lejua të largohej nga studioja dhe të shkonte drejt ambienteve të spitalit ku ndodhej Sotiri, e shoqëruar nga kamerat dhe produksioni.

“Jam e shokuar. Uroj të jetë mirë dhe që të jetë jashtë rrezikut për jetën. Rëndësi ka që mbeti me aq”, u shpreh Xhesika, mes të tjerash.

Edhe konkurrentët e tjerë shprehën urimet e tyre për shëndetin e Sotirit, duke shpresuar që ai t’i bashkohet sa më shpejt studios.

Teksa Xhesika pritej të largohej nga studioja në drejtim të spitalit, Heidi Baci apeloi për më shumë kujdes, duke e cilësuar aksidentin si një rast me fat.

“Është një rast me fat. Bëni kujdes, mos luani me jetën. Shpejtësia nuk fal”, u shpreh moderatorja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion