“Mund të ketë tenderë pa garë”, ish-minstri Vengu tregon si funksionojnë kontratat dhe partneritetet ushtarake

Aktualitet

“Mund të ketë tenderë pa garë”, ish-minstri

Ish-ministri Pirro Vengu, i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, ku foli për prokurimet dhe partneritetet private në industrinë ushtarake.

Sipas Vengut, shpesh herë në industrinë ushtarake tenderët shpesh herë merren edhe pa garë, teksa theksoi se të gjitha shtetet e NATO-s kanë kompani të tilla si KAYO, ku vetë shteti është aksioner.

“Kayo nuk është themeluar sot as dje, por në vitin 2024. Kayo është në pronësi te shtetit shqiptar dhe realizon partneritete me partner privatë të specializuar.

Partneriteti me privatin është standart i kësaj industrie.

Kayo furnizon forcën e armatosur, ka 5 kompani, këto kompani marrin porosi për mjete të ndryshme ushtarake.

Çdo shtet i NATO-s ka kompani të tilla ku janë aksioner.

Partneritete përdoren jo vetëm që te blejë, por edhe të transportojë teknologji.

Industria ushtarake nuk është aq e thjeshtë. Se çfarë blen Shqipëria për arsye sigurie, nuk është e thënë të bëhen publike të gjitha. Më tej këto lloj tenderësh që të jetë e qartë shumë herë bëhen dhe pa garë, nuk është e thënë që të ketë gjithmonë garë në fushën e ushtrisë sepse nuk funksionon kështu.

Logjika e partneriteteve ka të bëjë se shteti nuk përfshihet në investim, dhe është porositës.

Prokurimet ushtarake mund të mos bëhen me tender publik, por nuk do të thotë që s’ka procedurë.

Kur kam qenë ministër, kur vendosëm të rrisnim buxhetin ushtarak, na erdhën dhjetëra kompani ushtarake për të na shitur armatime dhe ne thamë pse duhet vetëm të blejmë dhe zgjidhja ishte kjo që është sot, me partneritete”, u shpreh Vengu.

ME TE LEXUARAT