Plagosja e të dënuarit, drejtoresha e burgjeve inspektim në qelitë e Durrësit

Aktualitet

Plagosja e të dënuarit, drejtoresha e burgjeve inspektim në

Pas plagosjes me mjet prerës të një të burgosuri, të dielën e kaluar, pas një konflikti banal, drejtoresha e përgjithshme e burgjeve, Sadleva Bodo, ka zhvilluar një vizitë monitoruese në burgun e Durrësit.

Bodo ka takuar nga afër dy të dënuarit e përfshirë në incident, ndërsa rasti po shqyrtohet nga strukturat inspektuese të Drejtorisë së Burgjeve. Sipas këtij institucioni, njëri prej tyre ka probleme të shëndetit mendor.

Gjatë inspektimit u evidentuan edhe problematikat infrastrukturore, pasi burgu i Durrësit ndodhet në një godinë tejet të amortizuar, e cila është përballur disa herë me përmbytje gjatë viteve të fundit.

Drejtuesja e burgjeve njoftohet se inspektoi ambientet e kuzhinës, shërbimit shëndetësor, arsimit dhe formimit profesional, si dhe takoi të dënuarit për të dëgjuar ankesat dhe kërkesat e tyre.

Ndërkaq, në bashkëpunim me Dhomën Vendore të Avokatisë janë rikonstruktuar tre ambiente për takimet e të dënuarve me avokatët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion