Paraburgimi i Veliajt në Parlamentin holandez / Deputeti: Çështja të diskutohet edhe në BE. Ministri i Jashtëm: Po e monitorojmë nga afër

Politikë

Paraburgimi i Veliajt në Parlamentin holandez / Deputeti:

Çështja e paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është ngritur sot në Parlamentin holandez, gjatë debatit për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Deputeti Henk Vermeer i ka kërkuar ministrit të Jashtëm të Holandës, Tom Berendsen, të sqarojë qëndrimin e qeverisë holandeze ndaj paraburgimit të kryebashkiakut të zgjedhur në mënyrë demokratike, në raport me standardet europiane dhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Vermeer ka pyetur gjithashtu nëse ministri është në dijeni të situatës së Veliajt dhe nëse është i gatshëm ta ngrejë këtë çështje në nivelin e Bashkimit Europian.

Në përgjigjen e tij, ministri i Jashtëm është shprehur se qeveria holandeze po e monitoron nga afër çështjen e kryebashkiakut.

Deputeti Vermeer ka replikuar sërish me ministrin, duke kritikuar qëndrimin e qeverisë holandeze, e cila, sipas tij, ka mbyllur sytë përballë kësaj çështjeje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion