Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria mes dy gjigantëve dhe Finlandës, short “ferri” edhe për Serbinë

Sport

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria mes dy gjigantëve dhe

Është hedhur në Beograd shorti për fazën finale të Kampionatit Europian U21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik.

Shqipëria U21 është vendosur në Grupin B, ku do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Një grup me kundërshtarë të fortë për kuqezinjtë, të cilët do të synojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në turneun që do të organizohet edhe në vendin tonë.

Në Grupin A bëjnë pjesë Serbia, Anglia, Franca dhe Polonia. Grupi C përbëhet nga Portugalia, Kroacia, Greqia dhe Çekia, ndërsa në Grupin D janë Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika.

Europiani U21 do të luhet në Shqipëri dhe Serbi, me 16 përfaqësuese të ndara në katër grupe. Dy skuadrat e para të çdo grupi do të kualifikohen në fazën çerekfinale.

Ndeshjet në Shqipëri do të zhvillohen në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër, ndërsa kuqezinjtë do të kenë mundësinë të luajnë përpara tifozëve të tyre në këtë kompeticion madhor.

Përditësimet drejtpërdrejt: 

Grupi A
Serbia
Anglia
Franca
Polonia

Grupi B
Shqipëria
Spanja
Italia
Finlanda

Grupi C
Portugalia
Kroacia
Greqia
Çekia

Grupi D
Gjermania
Holanda
Norvegjia
Belgjika

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion