Incidentet gjatë votimit të "Territoriales", përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

Politikë

Incidentet gjatë votimit të "Territoriales",
Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Masa disiplinore vjen pas kërkesës së Partisë Socialiste, e cila i akuzoi dy deputetët e opozitës për incidente gjatë votimit të Reformës Territoriale, ku sipas mazhorancës, ata hodhën shishe uji dhe vezë në drejtim të kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Kuvendit dhe deputetëve socialistë.

Me këtë vendim, Bardhi dhe Balliu nuk do të mund të marrin pjesë në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare për periudhën e përjashtimit.

ME TE LEXUARAT