Tensione në Ngushticën e Hormuzit, goditen nga predhat dy cisterna nafte pranë brigjeve të Omanit

Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, goditen nga predhat dy cisterna

Dy cisterna nafte janë goditur nga predha të paidentifikuara teksa po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit, një prej pikave më strategjike të transportit të naftës në botë dhe në qendër të konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Lajmi u bë i ditur nga UKMTO, shërbimi britanik i informacionit për sigurinë detare, pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Sipas njoftimeve të publikuara, cisterna e parë u godit në pjesën e pasme, ndërsa e dyta në zonën e dhomës së motorëve. Deri më tani, nuk raportohet për persona të lënduar.

Të dy incidentet ndodhën në brigjet e qytetit të Khasabit, në Oman, teksa anijet po lundronin për të dalë nga Ngushtica e Hormuzit. Ngushtica është një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë.

Përpara shpërthimit të luftës në Lindjen e Mesme, më 28 shkurt, pas sulmeve SHBA-Izrael ndaj Iranit, përmes saj kalonte rreth 20% e eksporteve globale të naftës.

Që prej nisjes së konfliktit, Irani ka shënjestruar vazhdimisht anijet që tentojnë të kalojnë në këtë korridor detar pa miratimin e tij, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një bllokadë ndaj porteve iraniane, duke rritur tensionet dhe rrezikun për trafikun detar në rajon.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion