Hakerët sulmojnë FBI-në, në shënjestër databaza që përdoret për identifikimin e të arratisurve

Bota

Hakerët sulmojnë FBI-në, në shënjestër databaza

Qendra Kombëtare e Informacionit për Krimin e FBI-së është përballur me një sulm kibernetik.

Kjo qendër përdoret për të lidhur autoritetet federale, shtetërore dhe lokale, në mënyrë që informacioni i rëndësishëm i zbatimit të ligjit të jetë i disponueshëm në të gjithë vendin.

Sipas një ish-zyrtari të FBI-së, i cili foli për CNN, baza e të dhënave e kësaj qendre është një nga sistemet më kritike, pasi përdoret për të identifikuar të arratisurit, për të kontrolluar për urdhër-arreste në fuqi dhe për të aksesuar informacione që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e oficerëve dhe atë publike.

Veç FBI-së, edhe Departamenti Amerikan i Bujqësisë ‘ra pre’ e hakerëve.

Punonjësit e këtij departamenti u informuan se një sistem i përdorur për të lehtësuar pagesat për fermerët ishte shënjestër e sulmit kibernetik.

Ish-zyrtarë thanë për NBC se hakerët mund ta përdorin sistemin e pagesave si një derë për të aksesuar materiale më të ndjeshme.

Krahas sulmeve të raportuara, ndërprerjet që kanë prekur si sektorin privat, ashtu edhe atë publik gjatë disa ditëve të fundit, kanë ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë kibernetike të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion