“Dubai i Evropëѕ...”, miratohet ndërtimi i iѕhullit artifiсial рër 35.000 njerëz

Teknologji

“Dubai i Evropëѕ...”, miratohet ndërtimi i iѕhullit

Deputetët e Danimarkës e kanë miratuar planin për ndërtimin e një ishulli artificial që do të shërbente si vendbanim për 35 mijë njerëz dhe që do ta mbronte portin e Kopenhagës nga rritja e nivelit të detit.

Ishulli gjigant, të cilit i është vënë emri Lynetteholm, do të ishte i lidhur me pjesën tokësore të shtetit me një rrugë unazore, tuneleve dhe një linje trenash, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Miratimi nga kuvendi e hap rrugën për fillimin e ndërtimit të projektit më vonë gjatë këtij viti. Sipërfaqja e ishullit artificial do të jetë 2.6 kilometra katrorë.

Pjesë e planit për ishullin Lynetteholm është edhe një digë përreth perimetrit me qëllim të mbrojtjes së limanit nga rritja e nivelit të detit dhe nga stuhitë.

Nëse procesi i ndërtimit zhvillohet sipas planit, shumica e punëve pritet të përfundohen në vitin 2035, ndërsa kompletimi i projektit është paraparë për vitin 2070.

Sidoqoftë, projekti po kundërshtohet nga aktivistët për mbrojtjen e mjedisit, të cilët edhe kanë paraqitur rast në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë. Në mesin e shqetësimeve të tyre është transportimi i materialeve përmes rrugëve, që do të përfshinte një numër të madh të automjeteve.

Ndërtimi i këtij ishulli artificial, i cili e ka sipërfaqen sa 400 fusha futbolli, do të kërkonte rreth 80 milionë tonë dhe./Përktheu: Nasuf Abdyli, Express

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion