Pas ndarjes nga Bearti, Astrologia e njohur parashikon fatin e Teas: Do të lidhesh me një biznesmen

Showbiz

Pas ndarjes nga Bearti, Astrologia e njohur parashikon fatin e Teas: Do të

Astrologia Laura Bilalli ka zbuluar disa detaje për të ardhmen e jetës sentimentale të ish konkurrentes së Për’Puthen, Tea Trifonit. Në rubrikën “Trotuar” në E diell, ku po diskutohet për fatin, Bilalli tha se Tea: “Do lidhet për 3 muaj. Fati do varet nga ajo vetë. Më shumë mund të jetë pjesë e biznesit se e televizionit. Do jetë shenja ‘luan’.”

Lidhja e përfolur e Teas me Beartin mori fund vetëm pak kohë pasi u bënë virale fotografitë e tyre të para duke u puthur në dëborë. Ata u njohën gjatë spektaklit “Për’puthen” por u dashuruan e u lidhën jashtë këtij formati.

Që pas konfirmimit të lidhjes ata kanë qenë të pandarë ndërkohë Tea e ndante kohën e saj mes Tiranës dhe Prishtinës. Ndarja erdhi pikërisht për ditëlindjen e Teas, e cila ndodhej me Beartin dhe familjarët në Turqi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion